Euro Glass SH.P.K. është biznes që vepron brenda territorit të Republikës së Kosovës, e cila bënë montimin, riparimin, shitjen me shumicë dhe pakicë, për të gjitha llojet e xhamave të automjeteve në treg.

 Euro Glass SH.P.K. me pronar Enver Jetullahu, është përfaqësuesi i vetëm për Kosovë i markave më të njohura në botë për xhama origjinal “Pilkington” dhe “Yess Glas ”.

Ky biznes filloj punën me 25 Maj të vitit 2002 në Fushë Kosovë.

Puna filloj jo më shumë se 1000 marka gjermane të asaj kohe, me një hapsirë të objektit rreth 30 m2, me një puntor të vetëm dhe me një sasi rreth 20 xhama në posedim.

Gjithçka ndryshoi, me nevojen e konsumatorit, dita-ditës e kuptonin rëndësinë e kualitetit të produkteve që posedonim ne, dhe kështu numri i klienteve po rritej çdo vit e më shumë.

Ideja e hapjes për këtë biznes ka lindur pikërisht nga vet themeluesi i kësaj kompanie Enver Jetullahu në vitin 1998-99.

Ku në vitin 2001 edhe u bë hapja e kompanisë së parë në Kosovë për riparim, montim dhe shitje të xhamave për të gjitha automjetet, gjë e cila, deri në atë kohë i mungonte Kosovës.

Për atë kohë ky lloj i biznesit ishte paksa befasues sepse nuk e kishin iden se egziston mundësia e riparimit të xhamave. Por që ngadal vazhdoi punën me hapa të sigurt.

Serioziteti në punë ndikoi në rritjen e suksesit, rritjen e kërkesave, rritjen e numrit të klienteles, dhe ne sot posedojm një objekt me hapsirë 1000 m2me një staf të kualifikuar dhe trajnuar ndërkombëtarisht.

Një rrugëtim i gjatë me shumë punë dhe sfida, por më shumë vullnet duke besuar gjithmonë në më të mirën për ju, ne arritem të marrim edhe përfaqësinë për Kosovë të kompanise gjigante më të madhe në botë “PILKINGTON”.

 Euro Glass SH.P.K. ka një Mision, Vizion dhe Sllogan

Misioni

• Të vetdijësojmë të gjithë në kualitet, cilësi dhe dukshmëri të xhamit.

• Të krijojmë vlera dhe të bëjmë ndryshime për më të mirën tuaj.

Vizioni

• Çdo herë në kërkim të më të mirës për ju, me ndryshime pozitive dhe kualitative.

• Lider për të gjitha llojet Xhamave te automjeteve në treg për cilësi dhe dukshmëri.

Sllogani

• T’i vetdijësojm klientët tanë për xhama kualitativ që i posedon vetëm Euro&Glass, ndikimin e tyre në dukshmëri dhe efikasitet për një vozitje të sigurt .

Burimet Kryesore

• Xhamat e markes më të mirë në botë, ‘PILKINGTON & YESS GLASS”

• Shitje dhe Montim

• Staf i kualifikuar

Ne besojmë se ju mund ta dini tani “Pse, Euro&Glass është i pari në Vend….”

EURO & GLASS është mundësia e vetme ku ju gjeni cilesi dhe rehati….