Rreth Nesh

Rreth Nesh

Euroglass about

Rreth Euroglass

Euro Glass SH.P.K.

Euro Glass SH.P.K. është kompania lider në Kosovë në fushën e ndërrimit, montimit, riparimit dhe servisimit të xhamave për të gjitha llojet e automjeteve rrugore.

Me një përvojë të ndërtuar ndër vite dhe me një përkushtim të vazhdueshëm ndaj cilësisë, Euro Glass është shndërruar në një emër të besueshëm në tregun kosovar të xhamave të automjeteve.

Kompania Euro Glass është përfaqësuesi i vetëm në Kosovë i markave ndërkombëtare Pilkington dhe Yess Glass, duke u ofruar klientëve tanë xhama cilësorë dhe zgjidhje të përshtatshme për një gamë të gjerë automjetesh.

Ideja për krijimin e biznesit lindi në fund të viteve ’90, ndërsa aktiviteti i kompanisë filloi në Fushë Kosovë në vitin 2002. Në atë kohë, Euro Glass nisi aktivitetin me një hapësirë të vogël, një punëtor dhe një stok fillestar të xhamave. Që nga fillimi, synimi ishte të krijohej një shërbim profesional dhe i specializuar për një nevojë që në atë kohë ishte ende pak e zhvilluar në tregun e Kosovës.

Me rritjen e kërkesës dhe të besimit të klientëve, kompania u zgjerua vazhdimisht, duke investuar në kapacitete, pajisje moderne dhe staf profesional të trajnuar. Kjo rritje na mundësoi që të ndërtojmë një standard të lartë pune dhe të ofrojmë shërbime të sigurta, të sakta dhe profesionale.

Sot, Euro Glass vazhdon të udhëheqë tregun duke kombinuar përvojën, cilësinë e produkteve, teknologjinë moderne dhe profesionalizmin në shërbim.

Për ne, çdo xham është më shumë se një pjesë e automjetit. Është pjesë e sigurisë, komoditetit dhe përvojës së çdo udhëtimi.

EURO GLASS – cilësi dhe rehati në çdo udhëtim.

Shërbime Euro Glass

Pilkington – standard global edhe në Kosovë

Pilkington është distributori më i madh i xhamave në botë për prodhuesit e makinave. Falë Auto Xhama "Euro Glass" SH.P.K., edhe vendi ynë gëzon të njëjtin standard cilësie dhe sigurie.

Shitjen e të gjitha llojeve të xhamave të automjeteve që ekzistojnë në treg.

Riparimin e të gjitha llojeve të xhamave nga ekipi ynë profesional.

Montimin e të gjitha llojeve të xhamave me standarde të garantuara.

Bashkëpunim me kompanitë kryesore të sigurimeve.

Telefononi për detaje

Who choose us

Partnerët tanë

Kompanitë e Sigurimeve

SiguriaSigal UNIQA Group AustriaScardianPRISIGSigmaEurosigIllyriaDukagjini